Moti sot mund të ndikojë për të keq te personat e sëmurë, kujdes të shtuar në këtë orë të ditës

Kosova

Moti sot mund të ndikojë për të keq te personat e sëmurë, kujdes të shtuar në këtë orë të ditës

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 07:38
Ilustrim

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot kryesisht me diell e pas dite me shi.

Temperatura më e lartë e ditës do të jetë nga 28 në 31 gradë. Në ditët në vijim, pritet që mbi vendin tonë të mbajë mot i ndryshueshëm.

Ky mot do të ndikojë te shumica e pacientëve me sëmundje kronike.

Kujdes i veçantë këshillohet për pacientët e zemrës dhe astmatikët.

Reagimet meteoropatike janë të mundshme në formën e nervozizmit, lodhjes dhe dhimbjes së kokës.

Rekomandohet të zvogëlohet aktiviteti, si dhe mbrojtja adekuate nga rrezatimi me rrezeve ultraviolet, sidomos në pjesën më të nxehtë të ditës.

Në trafik, kërkohet kujdes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat