“Ta pastrojmë dhe gjelbërojmë Kosovën” në 26 komuna

Kosova

“Ta pastrojmë dhe gjelbërojmë Kosovën” në 26 komuna

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 07:16
Ilustrim

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit me moton “Ta pastrojmë dhe gjelbërojmë Kosovën”.

Aksioni Ta Pastrojmë Kosovën do të realizohet ne 26 komuna të Kosovës, ku deri me tani aksionit i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha ndërmarrjet publike të pastrimit të mbeturinave, 10 ndërmarrje private të cilat do të ofrojnë makinerinë e tyre, FSK dhe pritet mobilizimi i mbi 10 mijë vullnetarëve dhe pastrimi i 78 deponive ilegale

Aktivitetet që do të zhvillohen:

·         Prishtinë: Aksioni i Pastrimit të deponisë ilegale të mbeturinave në lagjen Arbëria në Prishtinë, rruga Prishtinë Obiliq  ( tek ura në hyrje të Obiliqit):   Ora 09:00

·         Fushë Kosovë: Pastrimi i deponisë në lagjen Rome (lagja 029): Ora 11:30  

Obiliq: Manifestimi qendror:  Pastrimi i lagjes së Romëve, mbjellje drunjësh, rregullimi i kanalizimit te dëmtuar: Ora 15:00. Me pjesëmarrjen edhe të:

Ramush Haradinaj- Kryeministër i Kosovës

Albena Reshitaj- Ministre e MMPH-së

Xhafer Gashi- Kryetar i Obiliqit

Christian Heldt- Ambasador i Gjermanisë në Kosovë

Rrahman Rama- Komandant  i FSK-së

Luan Hasanaj- Let’s Do It Kosova

·         Podujevë: Hapja në qendër të qytetit:  Ora 08:00.

·         Vushtrri: Hapja  para qendrës së kulturës 'Hasan Prishtina' në bashkëpunim me Komunën. Pastrim i deponisë në fshatin Stanoc: Ora: 10:00

·         Mitrovicë: Pastrimi i hapësirave përreth lumit Ibër-  qytet ora 10:00, ndërsa manifestimi qendror,  pastrim i deponisë në fshatin Bare: Ora 12:00. 

·         Ferizaj: Hapja e aksionit në ora: 13:30.

·         Ferizaj- Mbjellja e Fidaneve- Parku “Liria”: Ora 13:30, me pjesëmarrjen edhe të ministres Reshitaj.  

·         Gjilan: Hapja e aksionit bëhet afër Kuvendit Komunal: Ora 10:00

·         Viti: Hapja në ora 10:00 lokacioni , varrezat e qytetit, 

·         Kamenicë: Hapja ora 10:00 tek pishina Shkodra,.

·         Hani i Elezit: Hapja ora 10:00 para Komunës.

·         Shtërpcë: Hapja ora 10:00 në Drajkoc me përkrahje të Komunës me mjete logjistike.

·         Gjakovë: Hapja ora 10:00 tek  parku i qytetit , aksione do mbahen në te gjitha fshatrat, priten deri 5000 vullnetar.

·         Istog: Hapja ora 11:00 para Shtëpisë së Kulturës.

·         Klinë: Pastrimi i 5 deponive , hapja në ora 10:00

·         Rahovec: Hapja ora 10:00 në oborrin e Komunës.

·         Deçan: Hapja ora 10:00 tek ndërtesa e komunës, pastrimi i 5 deponive ilegale.

·         Junik: Hapja në ora 09:00 në parkingun e Komunës.

·         Shtime: Hapja ora 10:00 në 'Sheshi UÇK ‘së

·         Suharekë: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit

·         Lipjan: Hapja ora  10:00 tek Komuna.

·         Drenas: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit, aksion pastrimi i 5 deponive ilegale.     

·         Shtime, ora 17:00 , përmbyllja e aksionit, lokacioni te pishat, me pjesëmarrjen edhe të ministres Albena Reshitaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat