Lindje e rrallë në QKUK, pacientja me Morbus Ebstein lind foshnjë të shëndoshë

Kosova

Lindje e rrallë në QKUK, pacientja me Morbus Ebstein lind foshnjë të shëndoshë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:47
Nëna ka lindur fëmijë të gjinisë mashkullore, në gjendje të mire, me 3600g, Apgar score 8/9 kurse e gjitha procedura e intervenimit ka kaluar pa asnjë komplikim

Një lindje e rrallë është regjistruar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku një paciente e diagnostikuar prej moshës 6 muajsh me keqformim të lindur të zemrës të formës Morbus Ebstein ka lindur një foshnje të shëndoshë.

Bëhet fjalë për një keqformim të rrallë dhe zakonisht këta pacientë janë në gjendje të rëndë dhe shtatzënia është e kundër indikuar.

B.Z., (19) e diagnostikuar, deri tash, nga aspekti kardiologjik, është udhëhequr nga kardiologu i fëmijëve, dr. Ramush Bejiqi, i cili e ka përcjellë edhe statusin kardiologjik të fetusit gjatë shtatzënisë  si dhe gjendjen e nënës në shtatzënësi,  kurse obstetër janë mjeket nga Spitali i Përgjithshëm i  Pejës dhe Ismajl Jakupi nga Klinika e Gjinekologjisë.     

Shtatzënia është udhëhequr me sukses me gjendje të mirë të fëmijës dhe të nënës,  kurse lindja është krye në termin, siç edhe parashihet ne botë, me sectio cesarea.

Nëna ka lindur fëmijë të gjinisë mashkullore, në gjendje të mire, me 3600g, Apgar score 8/9 kurse e gjitha procedura e intervenimit ka kaluar pa asnjë komplikim

Operacioni është kryer në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.

Ndryshe, ky është rasti i parë i shtatzënisë dhe lindjes nga një paciente me sëmundjen e Ebstein-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat