Në Malishevë mbyllet një bastore për mosrespektim të ligjit - Bota Sot
Në Malishevë mbyllet një bastore për mosrespektim të ligjit

Kosova

E hënë, 15 tetor 2018

Në Malishevë mbyllet një bastore për mosrespektim të ligjit

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:11
Në Malishevë mbyllet një bastore

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, mbrëmë ka mbyllur edhe një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk e ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike.

Sipas kumtesë dërguar mediave nga komuna bëhet e ditur se kjo bastore, po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin.

"Gjatë aksionit të mbrëmshëm të inspektorëve të Komunës së Malishevës, është mbyllur një bastore sportive, së cilës, më datë 4 qershor të këtij viti, i është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit, por i njëjti kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunal", tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati.

Sipas Kastratit, kjo bastore nuk i plotëson kushtet në bazë të ligjit, pasi gjendet më afër se 500 metra nga institucionet publike, prandaj edhe kemi marrë aksionin për mbylljen e lokalit "Ne si drejtori, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të shkelen ligjet", deklaroi Kastrati. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test