Banorët e Vitisë nga mesi i shtatorit do të kyçen në autoudhën “Arbën Xhaferi” - Bota Sot
Banorët e Vitisë nga mesi i shtatorit do të kyçen në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Kosova

E hënë, 15 tetor 2018

Banorët e Vitisë nga mesi i shtatorit do të kyçen në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:00
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim një delegacion të gjerë të qytetarëve e përfaqësuesve të Komunës së Vitisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim një delegacion të gjerë të qytetarëve e përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, në përbërje të personaliteteve politike nga niveli qendror i kësaj ane, shoqërisë civile dhe mediave, të kryesuar nga kryetari Sokol Haliti.

Ministri Lekaj, i ka informuar dhe siguruar ata, se kërkesa e tyre për qasje të Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, do të bëhet dhe se implementimi i këtij projekti do të fillojë nga mesi i shtatorit të këtij viti.

Lekaj duke i siguruar ata për seriozitetin e tij dhe ministrisë që e udhëheqë në implemëntimin e këtij projekti për kyçjen e Vitisë në autoudhën R6, “Arbën Xhaferi” tha: “Ne u zotuam si Ministri e Infrastrukturës, që kyçja e Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit do të ndodhë, vendimi është marrë dhe se ai vendim duhet të implementohet. Koha e zgjatjes së këtij implementimi do të jetë deri nga mesi i shtatorit, kur edhe do të fillojnë punimet për kyçje të Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. Jemi zotuar që pa stërzgjatje të projektit kjo të ndodhë dhe biseduam edhe me krerët e komunës, përfaqësuesit politik të nivelit qendror të kësaj ane, si dhe shoqërinë civile, që ne të  implementojmë kërkesën e qytetarëve, e cila do të ketë impakt pozitiv në zhvilimin ekonomik të Vitisë, por edhe në mos shpërnguljen e qytetarëve të këtij qyteti. Unë nuk do të hyjë në detaje tjera, por kjo kyçje e Vitisë në autoudhë, do të ndodhë në mesin e shtatorit të këtij viti”, tha pos tjerash ministri Lekaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test