Nesër përurohet segmenti i tretë i Autoudhës R6, “Arbën Xhaferi", Prishtinë-Hani i Elezit

Kosova

Nesër përurohet segmenti i tretë i Autoudhës R6, “Arbën Xhaferi", Prishtinë-Hani i Elezit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:14
Autoudha “Arbën Xhaferi”

Nesër, (e enjte, 14 qershor 2018), Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen "Doganaj" (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.

Ministria e Infrastrukturës fton median tuaj që të merr pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat