Përleshje fizike mes dy zyrtareve të Komunës së Drenasit për parking

Kosova

Përleshje fizike mes dy zyrtareve të Komunës së Drenasit për parking

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:44
Aurora Berisha dhe Ganimete Drevishi-Dibrani

Komuna e Drenasit ua ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj.

Mirëpo, shkak i parkingut sot ka pasur një mosmarrëveshje në mes të drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.

Media merr vesh se drejtoresha e Inspeksionit, sot kishte shkuar në punë pa veturën e saj dhe parkingun e saj e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.

Me të marr vesh Dervishi-Dibrani që i është thirrur policia, ajo e sulmoi fizikisht Berishën.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht.

“Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës”, ka thënë ajo.

Media ka kontaktuar edhe me policinë, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes të lartpërmendurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat