Shënohet rasti i dytë me malarie në Kosovë

Kosova

Shënohet rasti i dytë me malarie në Kosovë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Rasti i dytë i infektimit me malarie, është shënuar në Kosovë. Por, gjendja e të infektuarit nuk është e rëndë dhe shumë shpejt mund të lirohet nga spitali. Rasti i parë më malarie, është shënuar në janar të këtij viti.

Drejtori i klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani ka thënë se bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili këtë sëmundje e kishte marrë gjatë vizitës së tij në Nigeri. Sipas tij gjendjen shëndetësore e ka të mirë dhe së shpejti pritet të lirohet nga spitali.

“Kemi ndalë pacientin në fjalë në Klinikën Infektive, me dyshimet se ka një sëmundje të mundshme tropikale siç është Malaria. Problemi ishte se pacienti nuk na ka treguar të dhënat se pacienti kishte udhëtuar në Nigeri”, është shprehur Hamdi Ramadani.

Ramadani shprehet se mundësia e përhapjes së kësaj sëmundje në vendin tonë nuk ekziston. Ndërkaq edhe për trajtimin e saj, Klinika është e pajisur me terapi alternative.

“Nuk është sëmundje e vendit tonë, Kosovës, dhe nuk ka rrezik të përhapet kjo sëmundje, sepse kusht për t’u përhapur kjo sëmundje është që temperatura gjatë natës të shkojë në 18 ose 20 gradë Celsius”,
ka shtuar më tej Ramadani.

Në vendin tonë me këtë sëmundje ishte paraqitur edhe një rast në janar të këtij viti tek një 66 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat