Ministri Bytyqi uron Fitër Bajramin

Kosova

Ministri Bytyqi uron Fitër Bajramin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:30
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festen e Fitër Bajramit. 

Ky është urimi i tij: 

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Sot, kur po festojmë Fitër Bajramin, uroj t’u jetë pranuar agjërimi, si përkushtim e adhurim ndaj Krijuesit!

Ky muaj i bekuar na jep mesazhin se dashuria, paqja, harmonia e toleranca, janë vlera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë! Uroj t’i bartim këto vlera, bashkë me gatishmërinë për të ndihmuar gjithmonë ata që kanë nevojë!

Uroj që në këtë ditë feste, e çdo ditë tjetër, të keni gëzim e lumturi në familjet tuaja!

Me respekt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat