Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka ngushëlluar familjen Haradinaj, pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit.
Përmes një telegrami, Tahiri tha se Baca Hilmi dha shumë për lirinë e Kosovës.
“I nderuari Kryeministër,
E nderuara Familje Haradinaj! Me dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi.
Baca Hilmi, përherë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona si njeri i urtë e fjalë pak, por atdhetar i madh, që dha shumë për Lirinë e Kosovës.
U prehesh në paqe Baca Hilmi!”, thuhet tutje në telegram.