Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira edhe këtë javë

Kosova

Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira edhe këtë javë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka publikuar motin për javën në vijim në Kosovë.

Sipas parashikimeve vendi do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundësit për reshje do të zvogëlohen , mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet një njoftimin e IMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat