Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të kësaj të enjte edhe një pjesë e Komunës së Drenasit është vërshuar nga uji.
Kësaj radhe është shqetësimi i banorëve të Tërdecit, të cilët kanë publikuar fotografi të rrugës së këtij fshati duke qenë vështirë e shfrytëzueshme për shkak të vërshimeve nga të reshurat.
Sipas llogarisë së facebook ku qytetarët e Drenasit shprehin shqetësimet e tyre, thuhet se ky problem prek qytetarët e asaj zone çdo herë kur bie shi.
Ata kanë fajësuar kompanitë kontraktuese që sipas tyre kryen punën pa mbikëqyerje adekuate nga organi kompetent zyrtar i komunës së Drenasit duke ndërtuar urë me dimensione të vogla të cilat nuk e përballojnë sasinë e ujit.