KOMF: Më shumë mbrojtje për fëmijët viktima të narkotikëve

Kosova

KOMF: Më shumë mbrojtje për fëmijët viktima të narkotikëve

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 13:41
Ilustrim

Në Ditën Ndërkombëtare kundër abuzimit me droga, Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për vëmendje dhe angazhim për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët janë viktimat të abuzimit me substanca narkotike.

“Fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë, nuk ju ofrohen shërbime të veçanta të rehabilitimit fizik dhe psikologjik”, është thënë në reagimin e KOMF-it.

Gjithashtu, sipas kësaj organizate nuk ekzistojnë as shërbime të veçanta dhe programe për parandalimin dhe riintegrimin e fëmijëve, të cilët janë viktima të abuzimit me narkotikë.

KOMF-i ka thënë se Kosova duhet të krijojë mekanizma për grumbullimin e të dhënave dhe gjenerimin e informatave më të qëndrueshme lidhur me nivelin e përhapjes së rasteve të abuzimit me narkotikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat