Shkolla që kushtoi 2 milionë euro me dëme që nga dita e parë

Kosova

Shkolla që kushtoi 2 milionë euro me dëme që nga dita e parë

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 21:06
Ferizaj

Kanë kaluar vetëm 4 vite nga përurimi, por objekti i një gjimnazi në Ferizaj duket shumë i vjetër për shkak të pamjes që ka marrë. Në muret e objektit shihen dëmet e mëdha që duken nga rënia e fasadave e telasheve të shumta si ato me ujin në salla.

Drejtori i gjimnazit, Shemsi Berisha, thotë që ata nuk janë bërë asnjëherë rehat në këtë objekt, që prej fillimit të punës aty.

“Më 7 tetor 2014 ka fillu shkolla dhe problemin e parë e kemi pasur me sallën e edukatës fizike që është mbushur me ujë. Dritaret janë të kualitetit shumë të dobëta”, thotë drejtori.

Komuna ka investuar disa herë në këtë komunë, ndërsa në ministri thonë që nuk kanë asnjë njoftim për dëmet në këtë shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat