Policia me plan operativ kundër fajdexhinjve

Kosova

Policia me plan operativ kundër fajdexhinjve

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 11:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ me anë të së cilit synohet parandalimi i veprave penale të fajdes.

“Policia, bazuar në mandatin e saj ligjor, mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë, dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret është hartuar plani operativ ‘Stop fajdesë dhe detyrimit’”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Qëllimi i këtij plani sipas Policisë është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar në  fajde dhe detyrim.

Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim është i domosdoshëm. Vlen të potencohet se në këtë aspekt PK-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë me qytetarët, ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës dhe falënderues. “Me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde & detyrim ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktojnë Policinë e Kosovës në tel: 192, 038 550 999, 0800 19999, ku i sigurojmë se të gjitha informacionet e tyre do të trajtohen me seriozitet”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat