Holanda mbështet prodhuesit e qumështit

Kosova

Holanda mbështet prodhuesit e qumështit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 11:09
Konferenca "Programi për trajnime në sektorin e prodhimit të qumështit në Kosovë"

Në Prishtinë është mbajtur konferenca "Programi për trajnime në sektorin e prodhimit të qumështit në Kosovë".

Kryetari i shoqatës së prodhuesve të qumështit Milazim Berisha tha në kuadër të këtij projekti do të bëhet një vlerësim i prodhimtarisë së qumështit, dhe në bazë të analizave do të trajnohen një pjesë e stafit në një periudhë të caktuar në Holandë.

 “Ky projekt do të ndikoj në ngritjen e kapaciteteve dhe në rritjen e profitabilitetit të qumështit. Ne si shoqatë do të kemi një përgatitje profesionale për aftësim të fermerëve në prodhimtarinë e tyre për tregun vendor dhe atë evropian. Mendoj se qëllim tjetër rreth këtij projekti është edhe aftësimi i fermerëve për tregun vendor dhe atë të jashtëm, ngase problem mbetet konkurrenca e pabarabartë”, tha  Berisha.

Ambasadori i Holandës në Kosovë Gerrie Willems duke treguar për rëndësinë e këtij projekti për industrinë e qumështit në Kosovë, theksoi se Holanda ka një prodhimtari më të madhe të qumështit në botë, dhe për këtë  tha se Holanda duhet të jetë model edhe për Kosovës.

Sipas tij për këtë arsye qeveria holandeze ka shpreh gatishmërinë e mbështetjes së këtij sektori në Kosovë që është zhvillimor për ekonominë e Kosovës.

Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi me këtë rast tha se projekti për trajnim dy vjeçar  për stafin e industrisë së qumështit do të ketë impakt të produktivitetit të qumështit dhe në zhvillimin e këtij sektori.

Në 20 vitet e ardhshme kjo iniciativë është e rëndësisë së veçantë sektori i qumështit konsiderohet sektor i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

“Sektori i qumështit ka rëndësi për përmirësimin e mëtejmë të cilësisë së qumështit dhe rritjen e prodhimtarisë, meqë sektori i qumështit ka një rëndësi të veçantë”, tha ai.

Ndërsa, kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Valdet Gjinovci tha se kjo agjenci ka mbështetur këtë sektor në mënyra ta ndryshme për mbrojtjen e shëndetit dhe në realizimin e analizave dhe përcaktimin e klasës së qumështit. Ai shtoi se fermerët e qumështit janë heronj të Kosovës me prodhimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat