Komuna e Skenderajt publikon emrat e familjarëve të punësuar nga ish-zyrtarët e kësaj komune

Kosova

Komuna e Skenderajt publikon emrat e familjarëve të punësuar nga ish-zyrtarët e kësaj komune

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:01
Komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka reaguar, siç thotë kundër deklaratës së një grupi njerëzish që tani më nuk janë pjesë e qeverisjes në Komunën e Skenderajt, të cilët fshihen mbrapa subjektit politik PDK, në lidhje me deklarimin publikë me titull “Largimi nga puna i zyrtarëve komunalë veprim abuziv i kryetarit Jashari”.

Në reagimin e Komunës së Skenderajt jepen emrat e familjarëve të punësuar nga ish-zyrtarët e Komunës së Skenderajt dhe emrat e personave që pranimit në punë të të cilëve në Raportin e Auditmit të Brendshëm vërtetohet se nuk janë përfillur procedurat e parapara ligjore.

Reagimi i Komunës së Skenderajt:

Reagim me shkas dhe sqarim për opinionin publikë.

Komuna e Skenderajt reagonë fuqishëm kundër deklaratës së një grupi njerëzish që tani më nuk janë pjesë e qeverisjes në Komunën e Skenderajt të cilët fshihen mbrapa subjektit politik PDK-së në lidhje me deklarimin publikë me titull “Largimi nga puna i zyrtarëve komunalë veprim abuziv i kryetarit Jashari”

Shprehim keqardhje për MIOPINË e këtyre njerëzve që pretendojnë të dezinformojnë opinionin publikë në përgjithësi e qytetarët e Skenderajt në veçanti.

Qytetarëve të Skenderajt ju garantojmë barazi para ligji me transparencë dhe llogaridhënie duke realizuar parimet e demokracisë së drejtpërdrejt.

Anulimi i Konkursit ka rrjedhur si pasojë e mos përfilljes së procedurave në pranim në marrëdhënie pune të nëpunësve civil si dhe vendimet nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për pozitat e më hershme po me të njëjtat kritere dhe komisione dhe Raportin e Auditimit të Brendshëm.

Të gjitha vendimet dhe Akt Emërimet që rrjedhin nga këto procedura të konkursit, gjatë procedurës së konkursit dhe testimit të kandidatëve dhe procedurat të tjera që rrjedhin gjatë pranimit në marrëdhënie pune të nëpunësve civil, nga Raporti i Auditmit të Brendshëm vërtetohet se nuk janë përfillur procedurat e parapara si dhe në zhvillim të procedurave ka shkelje ligjore.

Po të shkonte, siq thuani ju ku do të arrinim NE ?

1. Vajza e Ismet Aliu ish drejtorit, Drejtoria per Financa Ekonomi dhe Zhvillim, Fjolla Aliu    

2. Motra e Sahit Çitaku, asambleist i PDK-së Ish Asistente Administrative e Sami Lushtaku, Hida Çitaku.

3. Miku i Ukshin Lushtaku vëllaut të Sami Lushtakut Albinot Mehmeti

4. Gruaja e djalit të ish Kryesusit Ismet Salihu, Kaltrina Hamit Salihu, anuluar pozita nga KPM-ja

5. Besart Geci

6.Enver Qerkini

7.Mirsad Gashi, ish anëtarë i RDK-së, anuluar pozita nga KPM-ja

8. Jeton Miftaraj, anuluar pozita nga KPM-ja

9. Mirela Çitaku, anëtare e Gruas Demokratike, anuluar pozita nga KPM-ja

Cili qytetarë nuk ka dëshirë t’i punësohet gruaja, vllau, djali-vajza etj. !!??

Apo këtë të drejtë duhej t’a gëzonin vetëm familjarët e juaj ?

Fadil Nura, ka punësuar:

1. Bashkëshorten, Qamile Nura, profesoreshë në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj.

2. Vëllaun, Arsim Nura, i punësuar Instruktor elektrik në QKS

3. Motrën, Hasime Nura, e punësuar në SH.F.M.U. “SHABAN JASHARI” me vendim për mësim parashkollorë e me fakultet Privat.

4. Motra e gruas së tij, (baxhanakja) Vlora Lushtaku e punësuar në SHFMU “AZEM BEJTA” Prekaz i Epërm.

5. Vëllau, Arsim Nura, paguan 50 euro lokal me qira pronë e Komunës, ndërsa të njëjtin i’a jap dikujt tjetër me çmim të dyfishuar

Tutje...

Hajriz Koci, ka punësuar gruan zv-Drejtoreshë në SHFMU “SHABAN JASHARI”

Ismet Salihu – ish-Kryesues i Kuvendit të Komunës ka punësuar vajzën Venera Alija

Për fund, tekst shkruesit të atij reagimi i themi se nuk jeni në gjendje për t’u marr me besimin qytetarë.

Në ditët në vijim qytetarëve do t’ju paraqesim edhe më shumë dokumente të jashtë ligjshme të cilat prekin direkt kontributin e qytetarëve të Skenderajt tonë.

Gjendja e tanishme e Komunës dhe gjendja paraprake e Komunës, janë dy Botë të kundërta, siç janë LIRIA dhe ROBËRIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat