Thaçi: Parisi ishte bërë mesazh dhe aspiratë për shumë popuj

Kosova

Thaçi: Parisi ishte bërë mesazh dhe aspiratë për shumë popuj

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2018 Në ora: 20:55
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ditën e Bastijës e shënuam edhe në Prishtinë

Për më tepër, ai ka shkruar në Facebook se "këto vlera ishin në thelb edhe të aspiratës sonë, që të jemi të lirë në shtetin tonë dhe të barabartë me vendet e tjera".

Postimi i plotë: 

Me miq të shumtë francezë, Ditën e Bastijës e shënuam edhe në Prishtinë. Revolucioni francez ishte fillimi i ndryshimeve rrënjësore botërore. Porosia që kishte dhënë Parisi ishte bërë mesazh dhe aspiratë për shumë popuj. Liria, barazia dhe vëllazëria u bënë dëshira të të gjithë popujve liridashës dhe mbi frymën e tyre u ndërtuan shumë shtete e shoqëri. Këto vlera ishin në thelb edhe të aspiratës sonë, që të jemi të lirë në shtetin tonë dhe të barabartë me vendet e tjera. Ato nuk i përkasin vetëm historisë, por edhe të sotmes dhe të ardhmes. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat