Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për riintegrimin ekonomik për të riatdhesuarit

Kosova

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për riintegrimin ekonomik për të riatdhesuarit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:59
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punës Skender Reçica, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e riintegrimit ekonomik të personave të riatdhesuar në tregun e punës.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punës  Skender Reçica, ministri i Punëve të Brendshme  Bejtush Gashi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me anë të kësaj marrëveshje do të mbështeten personat e riatdhesuar duke iu ofruar mundësi në trajnim, punësim dhe krijim të bizneseve  të reja dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës, në kuadër të Programit Aktiv për Tregun e Punës në Kosovë.

Kësaj marrëveshje i ka paraprirë marrëveshja ndërministrore e nënshkruar në muajin maj të këtij viti në mes të MPMS-së dhe MPB-së, rreth  transferimit të kompetencave në fushën e riintegrimit ekonomik nga MPB në MPMS.

Ky projekt do të realizohet nga MPMS në bashkëpunim me UNDP-në  gjatë periudhës 2019-2021 dhe në bazë të marrëveshjes, pritet të përfitojnë më shumë se 1 250 persona të riatdhesuar duke ju ofruar mundësi të trajnimit, punësimit dhe krijimi të bizneseve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat