Një grup prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë
Kërkesa është nisur nga Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK “Xheladin Deda”, kurse është mbështetur nga shumë organizata të tjera.
Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verërve për këtë.
Kërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në Pejë:
Të nderuar,
Ne si organizata të shoqërisë civile në Kosovë, me shqetësim e kemi marrë lajmin se objekti i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë mund të rrënohet. Në ditët e kaluar ne kemi marrë shqetësime dhe kërkesa të pafund nga qytetarët nga gjithë Kosova, nga komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe nga punëtorët profesionalë që punojnë në këtë Qendër Burimore, që është ndër institucionet arsimore me rrjetin më të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në paarsyeshmërinë e këtij plani për rrënim, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo kategori, investimeve, infrastrukturës së përshtatur dhe qasjes së personave të verbër, por edhe për shkak të vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë historike që ka objekti, i cili është pjesë e trashëgimisë nga periudha e Austrohungarisë dhe ka pasur shumë funksione në të kaluarën 100 vjeçare të saj për qytet arët e Pejës.
Bazuar nga sa u tha më sipër, ju drejtohemi ju me kërkesat në vazhdim:
1. Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.
2. Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
3. Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.
Grupi Iniciues i përberë nga:
1. Syri i Vizionit
2. Shoqata e të verbërve të Kosovës
3. QBMK “Xheladin Deda”
Me mbështetje nga:
4. SBASHK
5. Ec ma ndryshe
6. Fondacioni Lumbardhi
7. Rrjeti i Grave të Kosovës
8. ORCA
9. Into the Park
10. Gaia Kosovo
11. KDI
12. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
13. Shoqata e gazetarëve të Pejës
14. Anibar
15. DokuFest
16. KCSF
17. QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë
18. ATRC
19. Komiteti i grave të verbra të Kosovës
20. Evolution Dance
21. Durmish
22. Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS
23. OJQ Labyrinth
24. CDF
25. QBMK “Përparimi”
26. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
27. Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal
28. Varg e Vi
29. Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion"
30. Trentino con il Kossovo
31. Lets Do It Peja
32. QBMK Lef Nosi
33. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
34. Trashëgimia kulturore pa kufij, CHËB Kosova
35. The ngo Frabaac
36. 7Arte
37. QBMK Nëna Terezë, Prizren
38. OJQ ZANA
39. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17
40. Organizata Çohu
41. Lda Kosovo
42. Qendra për Politika dhe Avokim- QPA
43. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
44. Shoqata “7 Shtatori”
45. KIPRED
46. Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës
47. Today Towards Future
48. Kosovo Architecture Foundation
49. DoCoMoMo Kosova
50. OJQ RRITU- Termokiss
51. QEMD "FINCH"
52. Shoqata Kosovare e te Shurdherve.