Shqetësuese: Rritet numri i sulmeve kibernetike në Kosovë

Kosova

Shqetësuese: Rritet numri i sulmeve kibernetike në Kosovë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Të gjithë ata të cilët përdorin rrjetet sociale mund të jenë pre e mashtrimeve të ndryshme apo piratëve kompjuterik në qoftëse nuk kanë njohuri për pasigurinë në internet.

Rrezikun e shtuar nga sulmet kibernetike po e konfirmon Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se gjatë 3 vjetëve të fundit ka pas rritje të rasteve nga sulmet kibernetike.

Statistika për krimet kibernetike, nder vite dhe gjashtmujorin e pare te vitit 2018

Viti 2015 – 34 sulme kibernetike.

Viti 2016- 40 sulme kibernetike.

Viti 20170- 42 sulme kibernetike.

Ndërkaq që në gjashtëmujorin e parë të 2018-tës janë shënuar 20 sulme kibernetike.

Sociologu Besim Gollopeni, thotë se mos dija për pasigurinë në internet dërgon deri tek rreziqet që paraqiten nga grupet kriminale apo deri tek ata që internetin e përdorin për qëllime përfitimesh individuale. Rrezikun nga sulmet kibernetike po e shohin edhe sociologët.Përkundër statistikave nga Zyra për Informim e PK-së, qytetarët thonë se rrjetet sociale nuk përbëjnë ndonjë rrezik, përveç se ato i mbajnë afër njëri – tjetrit, por ata nuk e mohojnë se bota virtuale po keqpërdoret nga individë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat