Deputeti i PSD-së i bën ftesë publike opozitës për bashkëpunim

Kosova

Deputeti i PSD-së i bën ftesë publike opozitës për bashkëpunim

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:41
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka ftuar partitë opozitare, për bashkëpunim lidhur me ndërtimin e një platforme të veprimit lidhur me dialogun dhe çështjen e rëndësishme në vend.

Por, Molliqaj tha se partia me më së shumti numra në Kuvend duhet të marrë përsipër bashkimin e opozitës.

Molliqaj: Ftesë publike opozitës për bashkëpunim  

“Ai që është më i madhi në numra në Kuvend, i dyti i treti, me marr përsipër dhe me bashku këtë opozitë. Arsyeja  pse është bashku opozita herën e kaluar ka qenë që VV ka qenë subjekti më i madh, e kemi marrë përsipër, kemi bashkëpunu edhe me AAK dhe Nisma, nëse doni me bashku opozitën për me shpëtu sa të mundemi të kqija me nalë të kqija, është përgjegjësi e të gjithë neve. Nëse doni me tentu me paraqitë që dikush po i ndihmon e dikush jo, e para ju del e pavërtetë qysh ju ka dalë, se i keni marrë nënshkrimet, e po e shoh që spo i jepni ju, e dyta e dëmtoni. Mundemi me ndërtu platformë, po ju bëjë ftesë publike nëse doni nëese nuk e merrni ju primatin po ju bëjmë ftesë edhe me shkrim, nëse e keni përnime”, tha ai.

Tutje, Molliqaj foli edhe për çështjen e Luginës, ku tha se çështja e shqiptarëve atje nuk duhet përdorur si mallë kusuritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat