“Java e mërgimtarëve” në Malishevë me aktivitete të larmishme

Kosova

“Java e mërgimtarëve” në Malishevë me aktivitete të larmishme

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:19
Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës ka nisur “Java e mërgimtarëve”, gjatë së cilës do të mbahen një varg aktivitetesh, e të cilat do të kurorëzohen me mbajtjen e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”.

Aktivitetet kanë nisur me mbajtjen e një kuizi, mes shkollave, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave dhe fëmijët mërgimtarë që ndjekin shkollimin shqip, me moton “Kultura dhe Dituria janë vlera tona të përbashkëta”.

“Ne nuk bëjmë dallime mes atyre që jetojnë jashtë apo brenda, për ne të gjithë janë të njëjtë, prandaj edhe kjo javë ju kushtohet mërgimtarëve, që ata ndihen të barabartë dhe të mos ketë dallime”, tha nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha.

Ndryshe, gjatë “Javës së mërgimtarëve” do të ketë edhe ekspozita, shfaqja, ekskursione, sofra, aktivitete të cilat zhvillohen bashkë me OJQ “LEDS”, e të cilat vazhdojnë me aktivitetet e organizuara nga Komuna e Malishevës, me panairin artizanal, sesioni shkencor për folklorin në trevën e Llapushës, dhe të gjitha aktivitetet, do të përmbyllen me 1 dhe 2 gusht, me festivalin folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”, edicioni i pestë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat