Pacolli ngushëllon familjen Syla

Kosova

Pacolli ngushëllon familjen Syla

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 21:54
Ragip Syla

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas ndarjes nga jeta të poetit Ragip Syla, ka theksuar se “puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar, do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një zyrtari të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj.  Daja siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njer?zore.  I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të mirë.  Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët.  Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes, të të afërmëve dhe kolegëve nga Ministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat