Haradinaj nderon dëshmorin Rahim Beqiri

Kosova

Haradinaj nderon dëshmorin Rahim Beqiri

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:19
Ramush Haradinaj nderon dëshmorin Rahim Beqiri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe te lapidari i tij në fshatin Kopërnicë të Komunës së Kamenicës.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj me shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në nderim të jetës dhe veprës së komandant “Roki“, kanë marrë pjesë në ecjen tradicionale “Rahim Beqiri – komandant Roki”, që përshkon rrugën nga Kulla e Kadri Zekës në Poliqkë-Kikë e deri në Gmicë.

Me këtë rast, Haradinaj vlerësoi kontributin e Rrahim Beqirit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat