Aksidentet e shumta në Kosovë! Eksperti i komunikacionit tregon shkaktarët

Kosova

Aksidentet e shumta në Kosovë! Eksperti i komunikacionit tregon shkaktarët

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, ndërsa ka bërë të ditur se faktori njeri, shpejtësia, reshjet dhe veturat e amortizuara janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.

Dedaj thotë se edhe ndryshimet klimatike kanë shkaktuar rritjen e numrit të aksidenteve, por edhe mungesa e një Strategjie nacionale për parandalimin e aksidenteve.

“Janë pesë faktorë kryesor që shkaktojnë aksidentet në Kosovë, por faktori njeri është më kryesori. Brenda këtyre faktorëve janë elemente, siç është lodhja, përdorimi i alkoolit, pastaj zhvillimi i shpejtësisë, etj.”, ka thënë Dedaj.

Ai ka treguar se në shumicën e aksidenteve që kanë ndodhur në korrik ka ndikuar shiu.

“Të gjitha këto raste, me dy apo tre vdekje, ka ndodhur në momentin kur ka ra shi. Në bazë të shënimeve zyrtare del se shiu ka qenë faktor kryesor në këto aksidente. Shiu i parë është koha më e rrezikshme për sa i përket edhe fataliteteve gjatë stinës verore, ku koeficienti i fërkimit të shiut është i barabartë me atë të akullit të lagur”, ka shtuar ai.

Dedaj ka thënë se duhet pasur kujdes gjatë qarkullimit në rrugë nacionale dhe ato rajonale pasi që aty ndodhin më shpesh aksidentet.

“Rrugët nacionale dhe ato rajonale janë më ta shpeshta që ndodhin aksidentet. Me mbarimin e vjeshtës deri në fillimin e pranverës duhet të pasur një kujdes të shtuar për sa i përket qarkullimit në komunikacion”, ka thënë Dedaj.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga muaji janar deri më 15 korrik të vitit 2018, në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente fatale ku humbën jetën 59 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat