Për gjashtë muaj janë kryer 21 mijë operacione në QKUK

Kosova

Për gjashtë muaj janë kryer 21 mijë operacione në QKUK

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga një operacion i kryer në QKUK.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor për vitin 2018 tha se në këtë institucion janë ofruar 3,6 milionë shërbime dhe janë kryer 21 mijë operacione.

“Në periudhën janar-qershor 2018, u u ofruan 3.6 milionë shërbime, 444 mijë ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Po ashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulatore”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë prezantimit të raportit po ashtu është njoftuar se gjatë kësaj periudhe është funksionalizuar shërbimi 24-orësh në Kardiokirurgji dhe Kardilogji Invazive si dhe janë rinovuar hapësirat në Emergjencë dhe janë kryer shumë projekte të tjera.

“Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive gjatë kësaj periudhe ka kryer 647 stentime, 1159 koronarografi dhe 104 operacione kardiokirurgjike”, thuhet tutje në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat