Moti gjatë ditëve të ardhshme, personat me probleme kronike të kenë kujdes

Kosova

Moti gjatë ditëve të ardhshme, personat me probleme kronike të kenë kujdes

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe temperatura tipike verore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29-34 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë i lartë, në shkallën e rrezikshmërisë, andaj personat me probleme kronike preferohet t’ju përmbahen këshillave të Institutit Kombëtar, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ose të kenë masa mbrojtëse, rroba me ngjyra të hapura, ombrella, po ashtu me ngjyra të hapura.

Dita e mërkurë dhe e enjte parashihen të shënojnë vlerat më të larta të temperaturave maksimale.

Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënie në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës.

Temperatura për 3-5 gradë Celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800m.

Gjatë ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë, drejtimesh të ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat