Tetë organizata të grave në Kosovë, të cilat janë pjesë e rrjetit "Gratë për gratë" janë përfituese të tetë laptopëve që ka ndarë zyra tajvaneze në Hungari.
Drejtoresha e organizatës "Gratë për gratë", Iliriana Gashi, tha se ky bashkëpunim u realizua si rezultat i një punëtorie që kishe mbajtur në Tajvan. Gjatë kësaj kohe kishe rënë në kontakt me donatorët të cilët për herë të parë dhanë një donacion të tillë në Kosovë.
Ndërsa përfaqësuesi i Zyrës Taipei në Hungari, Andrew Yun-Pin Chang, tha se shpreson që ky donacion t'i ndihmojë gratë t'i zhvillojnë bizneset e tyre.
Remzije Berisha, njëra nga përfitueset e laptopit, falënderoi donatorët për ndihmën që po i bëjnë shoqatës së saj të grave fermere.