Nënshkruhet vendimi për ndërtimin e ujëmbledhësit të Verbocit

Kosova

Nënshkruhet vendimi për ndërtimin e ujëmbledhësit të Verbocit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:18
Nënshkruhet vendimi për ndërtimin e ujëmbledhësit të Verbocit

Që të gjithë banorët e Drenasit pritet që së shpejti të kenë qasje në ujin e pijshëm.

Kjo pasi Ministri i Financave, Bedri Hamza ka nënshkruar kërkesën e kryetarit të kësaj komunë, Ramiz Lladrovci në lidhje me ujëmbledhësin e Verbocit.

Lajmin e ka bërë të ditur Lladrovci si vijon:

Sot, zyrtarisht e pranova vendimin nga Këshilli nacional për investime, vendimin e nënshkruar nga Ministri Bedri Hamza për ujëmbledhësin e Vërbocit.

Falënderoj sinqerisht institucionet qendrore të cilat trajtuan dhe shqyrtuan kërkesën tonë dhe miratuan për realizim të ujëmbledhësit, projekt tejet i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Drenasit.

Zotimi ynë se ujin e pijes, me cilësi, do ta bëjmë të qasshëm për çdo familje të komunës tonë, do ta bëjmë realitet.

Po ashtu, rruga me katër korsi, është duke vijuar.

Stadiumi nacional, presim të filloj të ndërtohet, më 2019 dhe do të kryhet brenda këtij mandatit tim të parë.

Ne fjalët i bëjmë vepra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat