Si vdiq 32 vjeçari nga Podujeva?

Kosova

Si vdiq 32 vjeçari nga Podujeva?

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 23:33
Nehat Kuleta

Para dy javësh kishin nisur ndërtimin e kësaj shtëpie në fshatin Trudë të Prishtinës. Por me të përfunduar katin e parë të saj, djali i familjes Kuleta u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës.

Nehat Kuleta, 32 vjeç kishte qëndruar të martën të kujdesej për shtëpinë, e materialet.

Të mërkurën babai i Nehatit, e kishte gjetur të birin të vdekur, me një plagë në krahëror, e cila dyshohet të jetë bërë me një mjet të mprehtë.

Familja e të ndjerit, e cila jeton në fshatin Tërrnavë të Podujevës nuk deshi të flasë për rastin. Të tronditur me vdekjen e Nehatit, thanë prapa kamerave se ende nuk kanë marrë një lajm nga prokuroria.

Ndërsa fqinjët e të ndjerit treguan se në vendin ku u vra më herët nuk kishte pasur përleshje e as vjedhje.

Madje sipas tyre, me të ardhë policia në vendin e ngjarjes i kishte gjetur edhe kuletën të ndjerit. E në vendin e punimeve nuk mungonte asgjë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka thënë se rasti është regjistruar si vdekje e dyshimte.

PK ka njoftuar se hetimet për këtë vdekje, siç e quajnë  ata, të ndjeshme, po vazhdojnë.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe tre fëmijët. Nehat Kuleta, 32 vjeç është gjetur i vdekur të mërkurën, i ndjeri dyshohet të jetë vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat