Vikendi më freskët

Kosova

Vikendi më freskët

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

E premtja do të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell.

Edhe të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell.

Ndërsa, të hënën më 13 gusht mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë.

Minimalet do të sillen rreth 17 gardë celsius, e në fundjavë do të zbresin deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32 gradë celsius, por në fundjavë do të zbresin deri në 28 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat