Komandanti i FSK-së, merr pjesë në diplomimin e dy kadetëve në Akademinë Ushtarake Mbretërore

Kosova

Komandanti i FSK-së, merr pjesë në diplomimin e dy kadetëve në Akademinë Ushtarake Mbretërore

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:59
Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të dy kadetëve të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të dy kadetëve të FSK-së, nëntogerëve Kemajl Haliti dhe Çlirim Morina.

“Të dy kadetët e FSK-së, përfunduan me sukses trajnimin 12 mujor, i cili ka qenë i bazuar në një program mjaftë intensiv, më qellim që të përgatisë oficerët e rinj; që të jenë udhëheqës kompetent, të aftë të marrin gjykime të drejta, dhe të kryejnë detyrat në mënyrë profesionale”, thuhet në komunikatën e FSK-së. 

Nëntogeri Kemajl Haliti, është oficer i ri i FSK-së, nga radhët e komunitetit rom, që paraprakisht ka mbaruar shkollimin në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, dhe ishte përzgjedhur për studime në Akademinë Ushtarake Mbretërore ‘Sundhurrst’ , mundësi kjo, që aplikohet në barabarësi për të gjithë pjesëtarët e FSK-së.

Pas kthimit nga Mbretëria e Bashkuar, nëntogerët Haliti dhe Morina do të shërbejnë në FSK, me detyrë komandant togu, në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan, respektivisht në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë në Istog. 

 Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst, vlerësohet si njëra ndër akademitë më prestigjioze në botë, nga e cila kanë dalë udhëheqësit më të suksesshëm ushtarak nga mbarë bota. Çdo vit, kjo akademi trajnon më shumë se 600 oficerë te rinj, në kuadër të së cilës marrin pjese edhe shtetet tjera të botës, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Image

Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit me Ushtrinë e Britanisë së Madhe, do të dërgojë kadetët e saj, për shkollim në këtë akademi prestigjioze edhe në të ardhmen, me qëllim që, me njohuritë e fituara të jenë kontribuues në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë të Kosovës. 

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama përgëzoi nëntogerët Haliti dhe Morina, për suksesin e arritur në Akademinë Ushtarake  Mbretërore ‘Sundhurst’ në Mbretërinë e Bashkuar, dhe njëherësh kërkoi nga ta, që njohuritë e fituara t’i zbatojnë me sukses në detyrat e reja në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat