Shkolla në Irzniq merr emrin e dëshmorit, Maxhun Çekaj!

Kosova

Shkolla në Irzniq merr emrin e dëshmorit, Maxhun Çekaj!

Nga: Adem Lushaj Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:53
Maxhun Çekaj

Me vendim të ministrit të arsimit të Republikës së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, shkolla që mbante emrin e heroit "Avni Rrustemi" në Irzniq të Deçanit, ri-emërtohet dhe do mban emrin e punëtorit shumëvjeçar të arsimit, tashmë dëshmorit të lirisë, Maxhun (Malë) Çekaj. 

Vendimi i ministrit Bytyqi (i mirëpritur nga qytetarët), ka ardhë pas rekomandimit të Komisionit për emërime pranë Ministrisë së Arsimit, bazuar në kërkesë të Këshillit të shkollës dhe pëlqimit të dhënë nga Drejtoria komunale për arsim.

Ky vendim i ministrit të arsimit është bërë publik nga këshilltari i tij, Shkodran Imeraj, në 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, të mësimdhenësit shumëvjeçar, njërit nga komandantët e UÇK-së, Maxhun Çekaj.

Në ceremoninë e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj, ishte promovuar edhe libri "Antologjia e lirisë ", të autorëve Fadil Dervishaj dhe Kushtrim Dacaj, libër që iu kushtohet dëshmorëve dhe të rënëve të Irzniqit, për lirinë e Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat