Gjykata e Ferizajt shërbimet më të mira për qytetarët, në Prizren u kërkohet mito - Bota Sot
Gjykata e Ferizajt shërbimet më të mira për qytetarët, në Prizren u kërkohet mito

Kosova

E premte, 16 nëntor 2018

Gjykata e Ferizajt shërbimet më të mira për qytetarët, në Prizren u kërkohet mito

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:25
Foto nga tryeza

Gjykata Themelore e Ferizajt është top performuese në aspektin e ofrimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarë.

Sipas respodentëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit raportohet se u është kërkuar mito më shumë se dyfishi i të gjitha gjykatave tjera së bashku.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të hulumtimit "Transparenca dhe Efikasiteti i gjykatave Themelore të Kosovës", me rezultatet e anketës së kënaqshmërisë së përdoruesve të Gjykatës, ku u shtrua nevoja që gjyqësori t'i japë llogari qytetarëve, tw realizuar nga Demokracia Plus me mbështetjen e USAID.

Brian Martalus, nga Misioni i USAID-it në Kosovë, tha se qytetarët kërkojnë gjyqësor transparent dhe që u jep llogari atyre.

 "Gjykata duhet të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe të fusin besimin në mesin e qytetarëve. Këto duhet të jenë aspiratat tuaja. 198 mijë është numri i lëndëve të vjetra, nevojitet të punohet edhe më shumë. Gjykatat duhet të vazhdojnë punën me qytetarë, përfshirë edhe rritjen e publikimit të aktvendimeve. Shumica e përdoruesve janë të kënaqur, këto rezultate duhet të ju motivojnë juve", tha ai.

Ai shtroi qenë një rrugë e vështirë për të ndërruar perceptimet për Gjykatat dhe nëse vazhdoni përpjekjet ne si USAID do të jemi përkrahë jush.

Ndërsa udhëheqësi i Programit për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë, Andrew Boname shprehi rëndësinë që ka matja e kënaqshmërisë së qytetarëve me gjykatat dhe për këtë tha se hulumtime duhet të bëhen çdo vit.

Roberta Osmani nga Demokracia Plus, e cila prezantoi të gjeturat e këtij hulumtimi, tha se gjykata me performancën më të ulët sipas respodentëve të hulumtimit ishte Gjykata Themelore e Mitrovicës.

"Ndikimi politik është shkaku kryesor i korrupsionit në gjyqësor. Sa i përket ryshfetit, pjesëmarrësit që kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet është 4.5 përqind ndërsa pjesa është përgjigjur me 'jo'. Ndërsa Gjykata Themelore e Gjakovës dhe ajo e Pejës janë radhitur të parat sa i përket shpeshtësisë së korrupsionit", tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test