Meremetohen 15 shkolla të Malishevës

Kosova

Meremetohen 15 shkolla të Malishevës

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave, të cilat do të jenë të gatshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2018-2019.

Meremetimin e shkollave, e kanë parë nga afër kryetari i komunës Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.

Qëllimi i inspektimit të punimeve në meremetimet që janë duke u bërë, ishte që të inspektohen nga afër punimet, cilësia e tyre, si dhe është kërkuar që të mos ketë vonesa gjatë këtyre punimeve, me qëllim që objektet shkollore të jenë të gatshme, për një fillim të mbarë të procesit mësimor.

Për meremetim, janë përfshirë 15 objektet shkollore, në të cilat do të kryhen meremetimet e nevojshme, varësisht nga defekt që kanë pësuar ndër vite këto shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat