Kryetari Xhafer Tahiri me bashkëpunëtorë në vizitë zyrtare në qytetin Norwalk të SHBA-së - Bota Sot
Kryetari Xhafer Tahiri me bashkëpunëtorë në vizitë zyrtare në qytetin Norwalk të SHBA-së

Kosova

Kryetari Xhafer Tahiri me bashkëpunëtorë në vizitë zyrtare në qytetin Norwalk të SHBA-së

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:26
Delegacioni i Vushtrrisë i kryesuar nga kryetari Xhafer Tahiri po qëndron për vizitë në qytetin Norwalk të Shtetit Iowa të SHBAryet

Delegacioni i Vushtrrisë i kryesuar nga kryetari Xhafer Tahiri po qëndron për vizitë në qytetin Norwalk të Shtetit Iowa të SHBA me të cilin qytet në muajin maj Vushtrria ka nënshkruar marrëveshje binjakëzimi.

Në një pritje tejet vëllazërore, delegacioni nga Vushtrria ka takuar Guvernatoren e Shtetit te Iowa, Kim Reynolds, ka vizituar Kongresin e Shtetit të Iowa-së si dhe Konsulatën e përgjithshme të Kosovës në Iowa, ku është mirëpritur nga konsulli, Xhavit Gashi.

Sot delegacioni i Vushtrrisë është takuar me komplet udhëheqjen e qytetit Norwalk ku janë diskutuar temat e bashkëpunimit në mes te dy qyteteve. Në shoqërimin e kryetarit të Norwalk-ut, Tom Philips, delegacioni nga Vushtrria ka vizituar parkun industrial të sapo hapur në Norwalk dhe kanë vizituar disa biznese të mëdha në këtë qytet.

Nesër, qyteti i Norwalk për nderë të delegacionit nga Vushtrria, do të ngrit flamurin e Kosovës krahas atij të SHBA-së në hyrje të objektit të administratës shtetërore të këtij qyteti. Ky është një nderë i madh që po i bëhet delegacionit të Vushtrrisë nga miqtë tanë në SHBA, ka vlerësuar kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Përveç kryetarit Tahiri, në këtë vizitë në SHBA po qëndron edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, drejtori i arsimit, Afrim Namani si dhe drejtori i urbanizimit, Berat Sadiku.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...