ISPE do të ngris kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit

Kosova

ISPE do të ngris kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:59
Avni Mazreku

Kolegji IPSE ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën Avni Mazreku ka treguar hapat që do të marrë ky kolegj në lidhje me Ministrinë e Arsimit, që sipas tij, ka bërë shkelje të ligjit, duke lejuar anëtarë të bordit të agjencisë së akreditimit të mbajnë poste tjera që përbëjnë konflikt interesi.

Ai ka thënë së qysh prej vitit 2014, AKA ka pasur ushtrues detyre të drejtorit dhe jo drejtor. Mazreku ka thënë se fillimisht do t'i shkruajnë një letër ENQA-s dhe EQAR-it dhe do ta bëjnë publike këtë letër.

 Ai ka treguar se letra do të jetë publike dhe e hapur për komente deri më 22 gusht. Sipas tij, dërgimi i kësaj letre në këto agjencione mund t'i bëjë dëm Kosovës, mirëpo, ai ka thënë se përgjegjësia do të bie mbi MASHT-in dhe jo mbi kolegjin ISPE.

Në lidhje me premtimin e dytë, ai ka thënë se do të ngritin  kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Mazreku ka thënë së do t'i bëjnë publike shkeljet nga ana e MASHT-it.

Ai po ashtu ka thënë se 14 raste, propozime të ISPE-së drejtuar  Agjencisë së Akredimit, janë vlerësuar pozitivisht nga ekspertët ndërsa janë refuzuar nga AKA.

Ai ka shtuar se KSHC-ja nuk i ka bërë publike dokumentet e vlerësimit. Gjatë kësaj konferencë, Mazreku ka përmendur disa çështje që sipas tij kanë mbetur enigmatike, pasi që nuk kanë marrë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat