Në fundjavë kryesisht mot i nxehtë

Kosova

Në fundjavë kryesisht mot i nxehtë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 07:09
Parashikimi i motit

Në fundjavë mot i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, të dielen reshje lokale shiu.

17.08.2018 - Fushat e presionit të ulët që sollën të reshurat ditëve të fundit, do të zhvendosen mbi detin e Zi, por që mbeten ende aktive mbi rajonin tonë, duke sjellur mundësi për reshje lokale shiu kryesisht orëve të pasdites.
Në fillim të javës së ardhshme zona anticiklonike nga Atlantiku do të shtrihen mbi rajon duke mundësuar mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell. 
18.08 - Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubulima.
19.08 - Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
20.08 - Mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
21.08-22.08 - Mot kryesisht me diell. Pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten reth vlerave mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 30C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet pak mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat