Sot mesha për avokatin Nikë Lumezi

Kosova

Sot mesha për avokatin Nikë Lumezi

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:05
Nikë Lumezi

Sot nga ora 09:30 do të mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së avokatit, Nikë Lumezi.

Mbledhja është organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe do të mbahet në hotelin “Sirius”.

Po ashtu, në orën 11:00 nderimet për avokatin Lumezi vazhdojnë me një meshë, në Katedralen e Prishtinës.

Pas saj kortezhi i funeralit niset për në varrezat e Prizrenit ku të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat