Muharremaj: Shumë dëme nga reshjet e shiut, presim ndihma

Kosova

Muharremaj: Shumë dëme nga reshjet e shiut, presim ndihma

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:35
I pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj

I pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është shprehur i shqetësuar lidhur me dëmet që të reshurat e shiut shkaktuan ditë më parë në këtë komunë.

“Të shtunën dhe të dielen do të punojnë katër drejtori. Janë duke u bërë vlerësimet tona. Seancë e kuvendit komunal do të mbahet në ora 10. U kam bërë thirrje kryeministrit, ministrave- atij të Financave e të Pushtetit Lokal, të na dalin në ndihmë për dëmet që janë shkaktu në infrastrukturë”, ka thënë ai në një paraqitje live në Facebook.

Muharremaj poashtu ka bërë me dije se ka marrë vendim për ndihmat që dhurohen kundrejt banorëve të kësaj ane.

“Kam marr vendim që të gjitha ndihmat të shkojnë përmes Kryqit të Kuq. Presim ndihma, dhe apelojmë tek të gjithë që kanë nevojë për ndihma të lajmërohen.”, ka shtuar tutje ai.

Ai poashtu ka falenderuar KEK-un për masat e ndërmarra.

Muharremaj poashtu ka bërë me dije se deri më tani kanë pranuar të holla- si ndihmë edhe nga disa bashkëatdhetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat