Moti i ndryshueshëm, diell dhe reshje shiu

Kosova

Moti i ndryshueshëm, diell dhe reshje shiu

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Gjatë javës mot më stabil, kryesisht me diell, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas parashikimeve, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

20.08 - Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.08-22.08 - Mot më i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

23.08-24.08 - Mot kryesisht me diell. Të premten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 30C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet pak e lartë mbi vlera normale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat