Qeveria ndanë 300 mijë euro për delegatët e vitit 1990

Kosova

Qeveria ndanë 300 mijë euro për delegatët e vitit 1990

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:50
Delegatët e vitit 1990

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot propozimin për kompensimin financiar për delegatët e legjislaturës së vitit 1990 , pjesëmarrës në mbledhjen e Kuvendit më 2 Korrik 1990 dhe më 7 shtator 1990 dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më 24 maj të vitit 1992.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica duke folur për këtë propozim vendim ka thënë se mjetet financiare për  këtë propozim janë të përcaktuar në ligjin e buxhetit për vitin 2018.

Vlera për këtë propozim është 300 mijë euro, ndërsa përfitues do të jenë 111 delegatë. Ata këtë kompensim do ta marrin gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat