Kryeministri Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime se si i ka ofruar mbështetje të plotë ish-prokurorit Elez Blakaj për verifikimin e listave të veteraneve.
Kryeministri Haradinaj e ka quajtur goditje në sistemin e drejtësisë, në sistemin qeverisës dhe politik, veprimin e ish-prokurorit Blakaj duke mos dhënë asnjë informatë para dorëheqjes së tij, nëse ka qenë i kërcënuar.
I pari i Qeverisë ka folur edhe për idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën duke theksuar se çështja e kufijve nuk duhet të diskutohet me Serbinë.