Sqarohet Valon Tolaj për ‘taksën’ ndaj atyre që s’kanë luftuar

Kosova

Sqarohet Valon Tolaj për ‘taksën’ ndaj atyre që s’kanë luftuar

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:56
Valon Tolaj

Zyrtari i AAK-së, Valon Tolaj, të mërkurën propozoi që të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë shteti të vendos takstë simbolike per ta.

Tolaj i AAK-së duke iu kundërpërgjigjur kritikuesve të listës së fryrë të veteranëve, ka thënë se në fakt do të duhej që t’iu vihej taksë të gjithë atyre që nuk kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

Deklaratën e tij e ironizoi deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“’Taksë për ata që s’kanë luftu’. Luva babush”, kishte shkruar ai në rrjetet sociale.

Mirëpo, Tolaj sonte është sqaruar sa i përket deklaratës që bëri. Ai thotë se ndjen keqardhje nëse dikush është ndier i ofenduar nga keqinterpretimet.

Shkrimi i plotë i Tolajt:

Së pari, për mediat të cilat më kanë cituar dje dhe sot si “person zyrtar”, apo si “Këshilltar i Kryeministrit”: ia keni huqur pak.

E vërteta është se unë tash e 4 muaj, nuk ushtroj asnjë funksion/pozitë zyrtare apo publike, përfshirë edhe atë të Këshilltarit të Kryeministrit apo të zyrtarit të partisë. Ky fakt gjithsesi nuk do të thotë se nuk jam mbështetës i Kryeministrit Haradinaj. Përkundrazi. Megjithatë lajmi i tillë minimalisht është një joprofesionalizëm.

E dyta, është e drejtë e secilit nga ne të shpreh mendim/ide personale për secilën nga temat në trajtim publik në shtetin dhe shoqerinë tonë. Bile edhe forma e kategoria sintaksore e shprehjes, është e drejtë e secilit- pa përjashtim. Nëse eventualisht dikush është ndier i ofenduar, i shtyer nga keqinterpretimet, për këtë ndjej keqardhje. Nëse ka të tille që u pengon mendimi i lirë e personal, dhe nuk dijnë as të lexojnë drejt mendimet e tjetrit, ai le të mbetet problem i tyre.

E treta, i kuptoj deri diku edhe disa media kur gabojnë (kush punon, edhe gabon). Lajmi është gjithçka për to. I kuptoj edhe ata persona që reagojnë e kanë mendime tjera, përfshi edhe ofendimet.

Por ajo që nuk e kam kuptuar asnjëherë, dhe vazhdoj të mos e kuptoj, është mllefi dhe ndjenja anti UÇK e deputetit Lumir Abdixhiku.

Qetësohu Lumir, se une vetëm mendim shprehi! Nuk vendosi as taksa, as nuk përcaktoj numra te veteraneve. Si cinik i përkryer që je, jam çudit si nuk e ke kuptuar po cinizmin e postimit tim!

Shpresoj ta kuptoj ndonjëherë këtë mllefin tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat