Nisin ndërtimet e shtëpive për dy familje në nevojë në Malishevë

Kosova

Nisin ndërtimet e shtëpive për dy familje në nevojë në Malishevë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:24
Malishevë

Familja e Ali Hazrollit nga Banja e Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimin e dy shtëpive, për dy familje të cilat kanë nevojë për sigurimin e banimit.

Njëra në Maxharrë dhe tjetra në Lladrovc. Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, për ndërtimin e këtyre dy shtëpive, ku krahas familjes Hazrolli, mori pjesë edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar për këtë ndihmë të madhe dhe humanizmin e treguar.

“Familja e Ali Hazrollit, ka shprehur gatishmërinë e tyre për ndërtimin e dy shtëpive, për dy familje të cilat kanë nevojë për sigurimin e banimit, prandaj, në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj për gatishmërinë e tyre dhe humanizmin e treguar”, tha kryetari Begaj, përderisa përfituesit e kësaj ndihme, i ka uruar për ndërtimin e shtëpive”, njofton komuna e Malishevës.

Familja Hazrolli, ka filluar ndërtimin e shtëpive, për familjet e Mifail Kastratit në Maxharrë dhe familjen e Amrush Zogajt në Lladrovc, ndërsa kryefamiljarët, e kanë falënderuar familjen Hazrolli për këtë ndihmë, jetike për familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat