Moti sot me shi dhe i ftohtë

Kosova

Moti sot me shi dhe i ftohtë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 06:24
Ilustrim

Të hënën ftohtë dhe me shi, maksimalja 19C. Nga mesi i javës më nxehtë dhe me diell.

26.08.2018 - Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, sot kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.
Mirëpo, nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
27.08 - Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.
28.08 - Mot kryesisht i vranët. Paradite vende-vende mundësi për riga shiu. Më vonë gjatë ditës intervale të shkurta me diell.
29.08 - Mot i mirë, kryesisht me diell.
30.08-31.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e më pas sërish do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet pasiqë do të zbresin deri në 19C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29C deri 31C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat