SHSKUK: S’ka tolerim për ata që nuk e respektojnë orarin e punës

Kosova

SHSKUK: S’ka tolerim për ata që nuk e respektojnë orarin e punës

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:11
SHSKUK

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovëska njoftuar se në asnjë mënyrë, drejtori i përgjithshëm dhe drejtoria e SHSKUK nuk përdorë standarde të dyfishta dhe nuk ka tolerim për mos respektim të orarit të punës ndaj askujt.

Sipas SHSKUK, kushdo që nuk e respekton orarin e punës, detyrat dhe përgjegjësitë që ka me kontratë të punës do të ndërmerren masa ligjore.

“Lidhur me punëtorët e suspenduar që nuk kanë qenë në kujdestari, lënda është në komision disiplinor të QKUK-së dhe do të vendos komisioni disiplinor si organ i pavarur. Po ashtu, lidhur me punëtoren  që është cekur në medie  lënda ndodhet në komision disiplinor meqë është raportuar nga ana e Klinikës së Psikiatrisë dhe i takon komisionit disiplinor të vendosë. SHSKUK nuk po përdorë standarde të dyfishta dhe sigurojmë se kushdo që nuk e respekton orarin e punës do të përballet me masat disiplinore që parashihen me Ligj dhe rregulloret  e punës që janë në fuqi”, thuhet në komunikatën e SHSKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat