Reagon KEDS lidhur me shtyllat në Livoç të Gjilanit

Kosova

Reagon KEDS lidhur me shtyllat në Livoç të Gjilanit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 16:30
Ilustrim

KEDS është thellësisht i indinjuar me raportimin tërësisht joprofesional nga ana e një media në Kosovë, të cilin e kanë marrë shumica e portaleve të mëdha të Kosovës.

Reagimi i KEDS:

“Bëhet fjalë për storjen “KEDS vendos shtylla pa lejen e pronarit, rrezikon fëmijët”.

Joprofesionalizmi i skajshëm evidentohet qysh në nisje të storjes. Gazetarja e fillon storjen me informatën që ato shtylla janë vendosur para 8 vjetësh. Pra, shtyllat janë vendosur me 2010 dhe sipas vet gazetares ngjarja ka ndodhur tri vjet para se të themelohej KEDS-i, që nisi operimet në vitin 2013.

Gjatë storjes ceket edhe padita e mërgimtarit. Edhe këtu vazhdon joprofesionalizmi. Dukagjini kujdeset që në asnjë rrethanë të mos raportojë kush është paditur, pasi do të zbulohej menjëherë që nuk bëhet fjalë për KEDS.

Shtyllat as sot nuk kanë të bëjnë asgjë me KEDS. Ato janë shtylla të Tensionit të Lartë 110 kV, me të cilata menaxhon KOSTT-i.

Joprofesionalizmi i Dukagjinit shkon tutje. Në fillim dhe në fund të storjes paraqitet shënja e rrezikut e inçizuar në shtyllë nga kamerat e televizionit në fjalë. Aty shihet qartë logoja e KOSTT-it.

Është obligim i secilit medium që t’i verifikojë faktet para se t’i plasojë ato.

Ju lutem edhe në rastin në fjalë t’i informoni drejtë qytetarët e Kosovës. Në rast se KEDS verëson se ndonjëri nga mediumet që ka raportuar lidhur me rastin, nuk e ka korrigjuar në mënyrën e duhur informatën, atëherë do ta kërkojë këtë të drejtë përmes sistemit të drejtësisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat