S’ka grevë, viti i ri shkollor nis më 3 shtator - Bota Sot
S’ka grevë, viti i ri shkollor nis më 3 shtator

Kosova

S’ka grevë, viti i ri shkollor nis më 3 shtator

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai ka bërë me dije se ky vit shkollor do të nisë më 3 shtator dhe nuk do të ketë greva.

Megjithatë, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” Jasharaj ka paralajmëruar se në vazhdim të vitit shkollor sistemi arsimor mund të përballet me greva nëse institucionet shtetërore nuk i përfillin kërkesat e SBAShK-ut për njohjen e stazhit për vitet ’90-ta dhe për nivelizimin e pagave.

Ai ka thënë se punëtorët e arsimit nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa një vend meritor në Ligjin për pagat si dhe miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ’90-ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...